Harta e re elektorale parashikon 'tërmet' në favor të Donald Trump

Tuesday, 16 July 2024 11:57
 

BILD

Çfarë ndikimi ka tentativa për vrasjen e Donald Trump  në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor?

Profesori i ekonomisë, Steve Hanke, nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins thotë se përqindja është rritur në 70 përqind.

Dhe në fakt: platforma që pranon baste për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA parashikon një fitore për republikanin.

Harta elektorale është bërë e kuqe

► Harta e shteteve amerikane është kryesisht me ngjyrë të kuqe, tradicionalisht ngjyra e republikanëve në SHBA.

► Probabiliteti i fitores për Trump është dhënë si 71 përqind, Biden ka vetëm 18 përqind.

► Në “shtetet e lëkundura” vendimtare – shtetet veçanërisht të luftuara dhe me vlerë politikisht – probabiliteti i një fitoreje republikane është shumë më i lartë se një fitore e demokratëve.

► Demokratët aktualisht kanë një shumicë të sigurt vetëm në bregun perëndimor (Kaliforni, Oregon, Uashington), në Havai, në disa shtete të Anglisë së Re si dhe në Kolorado dhe Ilinois.

► Në përgjithësi, vetëm rreth një duzinë nga 50 shtete do të votonin për demokratët dhe presidentin aktual Joe Biden.

Portali amerikan “Axios” raporton se humori në Partinë Demokratike është përkeqësuar edhe më shumë pas sulmit. Një ligjvënës i lartë tha: “Ne të gjithë jemi dorëzuar para një presidencë të dytë të Trump”.

Nuk do të ishte hera e parë që nga një sulm - thjesht politikisht - përfiton i mbijetuari. Pas atentatit ndaj presidentit amerikan Ronald Reagan në pranverën e vitit 1981, vlerësimet për u rritën ndjeshëm. Instituti i sondazheve “Gallup” regjistroi një rritje prej tetë pikësh përqindjeje – nga 60 në 68 përqind – brenda vetëm pak javësh.

Eksperti amerikan i sondazhit Nate Silver shkruan në blogun e tij personal: Shumë amerikanë tani mund ta kenë më të lehtë të votojnë për Trump.

Silver gjithashtu vë në dukje se shanset e Trump për fitore po bëhen gjithnjë e më të mundshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...