Pas vendimit për t'u tërhequr nga gara presidenciale, kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance i ka bërë thirrje Presidentit Joe Biden të largohet menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.
Senatori i Ohajos pohoi se nëse presidenti nuk është i aftë për fushatë, nuk duhet t'i besohet qëndrimi në Shtëpinë e Bardhë, në një mesazh të dërguar disa orë përpara se Biden të thoshte se po pezullonte fushatën e tij zgjedhore.
“Mos kandidimi për rizgjedhje do të ishte një pranim i qartë se Presidenti Trump kishte të drejtë gjatë gjithë kohës që Biden nuk ishte mjaftueshëm i aftë mendërisht për të shërbyer si Komandant i Përgjithshëm”, shkroi Vance në X.
"Nuk ka rrugë të mesme," vazhdoi ai.
“Nëse Joe Biden nuk mund të përballojë një debat ose një tubim, ai nuk mund t'i rezistojë Putinit ose të ketë akses në kodet bërthamore, "shkroi gjithashtu në një deklaratë të dielën pasdite Savannah Viar, Zëvendës Drejtoresha e Komunikimit për Komitetin Kombëtar Republikan të Kongresit.