Vritet lideri i Hamasit

E mërkurë, 31 July 2024 11:58
 

Ismail Haniyeh

Hamasi bën me dije se lideri i tij, Ismail Haniyeh, është vrarë në shtëpinë e tij në Teheran në një sulm izraelit.

Izraeli ende nuk është përgjigjur, por më parë është zotuar se do të "shtypë" grupin palestinez pas sulmeve të 7 tetorit që vranë 1200 izraelitë.

Vdekja e Haniyeh vjen disa orë pasi Izraeli tha se vrau një komandant të lartë të Hezbollahut në një sulm në kryeqytetin libanez Bejrut.

Sulmet ndaj dy liderëve të lartë militantë të mbështetur nga Irani në hapësirën e 24 orëve kanë ngritur frikën se rajoni së shpejti mund të përfshihet në konflikt të mëtejshëm.

Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masoud Pezeshkian.

Garda Revolucionare e Iranit thotë se një nga rojet e trupit të Haniyeh u vra gjithashtu në sulm.

Login to post comments