Izraeli përgatitet për luftë në të gjitha frontet

Diel, 04 August 2024 17:46
 

Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij të përbetuar, forcat e sigurisë të Izraelit janë në gatishmëri të lartë. Pritet që sulmet me të cilat ka kërcënuar Irani dhe milicia shiite libaneze Hezbollah do të ndodhin “në disa fronte”, njofton televizioni izraelit Channel 12. Kjo do të thotë se përveç Hezbollahut në sulmin e Teheranit ndaj Izraelit mund të marrin pjesë edhe grupe të tjera të armatosura, si p.sh. milicët Huthi në Jemen dhe milicët besnikë të Iranit në Irak dhe Siri. 

Rreziku për një konflikt të armatosur rajonal u shfaq pasi dy armiq të Izraelit të rangut të lartë ranë viktima sulmesh vdekjeprurëse. Të mërkurën në mbrëmje prej një shpërthimi në dhomën e një vilë pritjeje qeveritare në Teheran u vra shefi i jashtëm i Hamasit, Ismail Haniya. Disa orë më parë ishte vrarë gjatë një sulmi ajror në Bejrut komandanti i lartë i Hezbollahut, Fuad Schukr.

Iran: Protesta pas vrasjes në Teheran të shefit të jashtëm të Hamasit, Ismail Haniya
Iran: Protesta pas vrasjes në Teheran të shefit të jashtëm të Hamasit, Ismail HaniyaFotografi: Fatemeh Bahrami/picture alliance/Anadolu

Izraeli mori përgjegjësinë për sulmin kundër Shukr, por ende nuk e ka komentuar atentatin kundër Haniyas. Irani dhe Hamasi fajësojnë për vrasjen e tij shtetin hebre.

Sulm i bashkërenduar ditët e ardhshme? 

Udhëheqja izraelite po diskuton aktualisht përgjigjet e mundshme ndaj një sulmi të tillë të bashkërenduar. Këto përfshijnë “gatishmërinë për të hyrë në këtë kontekst në një luftë të plotë,” u tha në Channel 12. E paqartë mbetet se kur mund të ndodhin aktet e hakmarrjes. Në deklaratat e Teheranit dhe të Hezbollahut flitet vazhdimisht për “ditët e ardhshme”.

Nëse ndodh kjo Izraeli mund të llogarisë me mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë. SHBA njoftoi se do të përforcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në rajon. Pentagoni tha se do të dërgojë anije luftarake dhe avionë luftarakë shtesë për të mbrojtur forcat amerikane dhe Izraelin.

Një ushtar amerikan duke kontrolluar gjendjen
Një ushtar amerikan duke kontrolluar gjendjenFotografi: dpa

Izraeli është përballur ditët e fundit vazhdimisht me sulme me raketa nga Hezbollahu. Sipas burimeve libaneze të sigurisë nga Libani jugor u hodhën në veri të Izraelit rreth 50 raketa. Sipas mediave izraelite shumë raketa u kapën nga sistemi mbrojtës Iron Dome.

Franca u bëri sot thirrje qytetarëve të saj në Liban që të largohen nga vendi. Vende të tjera si Gjermania dhe Britania e Madhe u kanë kërkuar tashmë para disa ditëve qytetarëve të tyre të largohen nga Libani.

Modifikuar më Diel, 04 August 2024 17:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...