Prokurorja anti-Trump mori donacion nga George Soros edhe në korrik

Tuesday, 06 August 2024 11:13
 

Prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James mori një donacion nga miliarderi majtist, George Soros edhe në korrik të këtij viti.

Newsweek raporton se prokurorja mori 18 mijë dollarë nga Sorosi në korrik. 

James ka qenë në qendër të fortunës për shkak se ngriti një padi civile kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Prokurorja kërkoi që Trump të paguajë një gjobë stratosferike prej 355 milionë dollarësh në shkurt të këtij viti.

Trump ka apeluar vendimin dhe thotë se është i pafajshëm.

Ai është shprehur se prokurorja e ka shënjestruar për qëllime politike.

Soros nuk ka komentuar për vendimin që të bëjë donacion për prokuroren edhe në korrik.

Ndërkohë prokurorja James nuk i ka fshehur ambiciet për t’i hyrë politikës.

Ajo është shprehur se mund të garojë për Partinë Demokratike në SHBA.

Login to post comments