Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktori legjendar francez Alain Delon.
Lajmi për vdekjen e tij njoftua nga tre fëmijët e tij mëngjesin e kësaj të diele, në një deklaratë të përbashkët për shtyp për AFP.
‘Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, kanë trishtimin e pamasë për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët e tij.
Familja e tij ju kërkon të respektoni privatësinë e tij, në këtë moment zie jashtëzakonisht të dhimbshëm’, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ikona e kinemasë franceze dhe ndërkombëtare pësoi një goditje në tru në 2019 dhe jetonte në pronën e tij në Douchy.
Ai e ka njohur vetminë që në fëmijërinë e hershme. I lindur në Sceaux në vitin 1935, Alain ishte vetëm katër vjeç kur prindërit e tij u divorcuan dhe ai iu besua një familje kujdestare, babai i së cilës ishte roje burgu.
‘Sa njerëz e dinë që fëmijërinë e kam kaluar në burg? Të paktën në oborrin e burgut të Fresnes - babai im adoptues ishte roje - ku luaja me fëmijët e gardianëve të tjerë’, tha ai në një intervistë në 2015.
Në vitin 2019 Alain Delon mori një Palmë Nderi në Kanë, për të gjithë karrierën e tij.