Dy herë atentat/ Trump fajëson kundërshtarët e tij politikë: Biden-Harris kërcënimi i vërtetë, përdorin gjuhë nxitëse
Ish-presidenti Donald Trump, gjatë ditës së sotme hodhi akuza në drejtim të Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidenten Kamala Harris, në lidhje me tentativën për vrasjen e tij në klubin e golfit në Florida.
Në intetvistën për Fox News Digital, ish-presidenti tha se i dyshuari ‘i besonte retorikës së Biden dhe Harris dhe ai veproi sipas saj’.
‘Retorika e tyre po bën që të qëllohet kundër meje, kur unë jam ai që do të shpëtoj vendin, dhe ata janë ata që po e shkatërrojnë vendin, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë’, theksoi Trump.
Ish-presidenti vuri në dukje komentet e bëra nga Biden dhe Harris se Trump është një kërcënim për demokracinë, sipas Fox News Digital, duke u shprehur se ‘këta janë njerëz që duan të shkatërrojnë vendin tonë’.
Ai tha se Biden dhe Harris, ‘janë kërcënimi i vërtetë’.
‘Ata përdorin gjuhë shumë nxitëse. Edhe unë mund ta përdor, shumë më mirë se ata, por nuk e bëj’, tha Trump.