SHBA dhe Franca: Gati plani për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

E Enjte, 26 September 2024 10:00
 

Kryediplomati francez tha të mërkurën se Parisi dhe Uashingtoni po punojnë mbi një propozim për një armëpushim 21-ditor çka do të mundësonte negociatat mbi konfliktin e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Hezbollahut që ka lënë mbi 600 të vrarë në Liban gjatë ditëve të fundit.

Jean-Noël Barrot i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë një takimi mbi konfliktin, se propozimi do të publikohej së shpejti. “Ne po llogarisim që të dyja palët ta pranojnë atë pa vonesë”, tha ai. 

Zoti Barrot tha se Franca dhe SHBA-të ishin konsultuar me palët lidhur me “parametrat përfundimtarë për një rrugëdalje diplomatike nga kjo krizë”, duke shtuar se “lufta nuk është e pashmangshme”.

Më herët të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se qeveria amerikane ishte “angazhuar intensivisht me një numër partnerësh për të ulur tensionet në Liban dhe për të punuar për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi që do të kishte shumë përfitime për të gjitha palët”.

Zoti Blinken dhe këshilltarë të Presidentit Biden kanë zhvilluar takime me përfaqësues të vendeve të tjera për siguruar mbështetje për planin, ndërsa udhëheqësit botërorë takohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, thanë disa zyrtarë amerikanë në kushte anonime.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se një armëpushim i tillë mund të çojë në një stabilitet afatgjatë në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.

Shkëmbimet disa mujore të zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë detyruar largimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit. Sulmet e kësaj jave kanë shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.

Këshilltari i Presidentit Biden për Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe këshilltarët e lartë Brett McGurk dhe Amos Hochstein janë takuar në Nju Jork me aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme dhe kanë qenë në kontakt me zyrtarët izraelitë lidhur me propozimin në fjalë, tha një nga zyrtarët amerikanë.

Një zyrtar izraelit tha në kushte anonime se Kryeministri Netanyahu është pajtuar lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshje të mundshme, por vetëm nëse ajo përfshin kthimin e popullsisë izraelite në shtëpitë e tyre. Po ashtu, një zyrtar libanez i cilësoi përpjekjet për ndalimin e luftimeve si shumë serioze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...