Trump sulmon Harris: 15 000 mijë emigrantë ilegalë, të dënuar për vrasje në SHBA

Diel, 29 September 2024 10:49
 

Ish-presidenti Donald Trump fajësonte mbrëmë zv. presidenten Kamala Harris për numrin shokues të emigrantëve që kanë hyrë dhe vijojnë hyjnë në SHBA, duke përmendur statistikat e reja të atyre kryejnë krime.

Kandidati republikan i përmendi të dhënat federale që tregonin se më shumë se 15,000 emigrantë ilegalë janë akuzuar ose dënuar për vrasje në SHBA. 

“Kjo është shifra më e rëndë që kam dëgjuar ndonjëherë”, tha ai në një event në bashkinë e Warren, Michigan, duke dënuar kandidaten demokrate për president.

Trump vijojnte më tej me ironi: “Të gjitha këto janë bërë nga shoqja Kamala Harris, caresha jonë e kufijve, që është e paaftë, totalisht e paaftë”, tha ish presidenti, duke nënkuptuar tendenca socialiste e komuniste në ideologjinë e liberalëve amerikanë.

Të dhënat u publikuan nga kongresmeni Tony Gonzales (R-Texas), të ardhura nga emigracioni e doganat e SHBA. Aty shtohej se kishte 662,566 jo-amerikanë me dënime kriminale në vend deri në fund të korrikut, nga të cilët 13,099 të dënuar për vrasje, dhe 1,845 që presin verdiktin e gjyqeve për vrasje.

Aktualisht sistemi ka të arrestuar 277 emigrantë që presin deportimin.

“Të gjithë këta janë lëshuar në vendin tonë, dhe ju nuk mund ta toleroni këtë. Kjo është një inkompetencë e madhe,” tha Trump.

Komentet e Trump në shtetin industrial prodhues automobilësh, përfshinë gjithashtu premtime për vendosje tarifash ndaj importeve, nëse merr mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se taksimi automjeteve kineze të prodhuara në Meksikë për tregun amerikan do të shtonte ndjeshëm masën e industrisë.

“Kompanitë kineze mendojnë se do të shesin makinat e tyre këtu në Detroit, dhe të mbyllin ccdo gjë që punon këtu deri në South Carolina – por kjo nuk do të ndodhë sepse ne do të vendosim tarifa për të gjitha automjetet që vijnë nga jashtë kufirit”,tha Trump.

Më pas ia u rikthye te emigracioni për të sulmuar sërish Harris duke e quajtur “zv. presidentja që vetëm ankohet e nuk bën asnjeherë asgjë.”

“Ajo sot ka shkuar te kufiri,” tha Trump duke u referuar udhëtimit të parë të në kufirin Meksikë-SHBA.

“Kjo duhet të jetë një ditë shumë e keqe për kufirin”, shtoi Trump, sipas rrjetit vendas New York Times.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...