Pas kthimit të 12 emigrantëve në Itali, Meloni planifikon të nisë javën tjetër një tjetër grup

Saturday, 19 October 2024 15:02
 

Të premten, Gjykata e Romës shfuqizoi urdhrat për mbajtjen e këtyre emigrantëve në qendrën e pritjes në Shqipëri dhe tha se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali.

Megjithatë, ditën e hënë kryeministria italiane Giorgia Meloni ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Axhenda e punës ka fokus kampet në Shqipëri, aprovimin e masave të reja për të kapërcyer pengesat e krijuara nga magjistratura mbi ato që përkufizohen vende të sigurta.

Sipas burimeve, po planifikohet që gjatë javës të mbërrijnë emigrantë të rinj në Shqipëri.

Login to post comments