Po goditen të djathtët’/ Marco Rubio pezulloi fondet amerikane për prokurorinë speciale: Po përdoreni nga Kremlini

E Enjte, 14 November 2024 16:58
 

Sekretari i ardhshëm i Shtetit në SHBA, Marco Rubio, ka ngritur shqetësimin se administrata e Joe Biden po i përdor sanksionet dhe shpalljet non-grata për të goditur të djathtët nëpër botë.

Në një letër të publikuar në shkurt të këtij viti, senatori Rubio me një numër senatorësh të tjerë, akuzonin Biden se po shpall non-grata partnerët e SHBA.

Letra në fjalë i referohet rastit të ish-presidentit të Guatemalës, Alejandro Eduardo Giammattei Falla, i cili ishte shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit në janar të vitit 2022.

Letra e senatorëve thekson se shpallja e non-gratave si një armë politike është bërë një sjellje shqetësuese që nga janari i vitit 2021. Kujtojmë se pas kësaj periudhe u sanksionua edhe lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Në letër thuhet se po sanksionohen pikërisht konservatorët që nuk kanë pushtet, ndërkohë që po lejohen super-të korruptuarit e majtë në pushtet.

Por Rubio ka shkuar edhe më larg në rastin e Guatemalës.

Në këtë vend është ngritur një prokurori e posaçme për të luftuar korrupsionin.

Në vitin 2018, senatori Rubio vendosi të pezullojë ndihmën amerikane për prokurorinë e posaçme të këtij vendi, e njohur me akronimin CICIG (Komisioni Ndërkombëtar kundër Pandëshkueshmërisë në Guatemala).

Bëhej fjalë për 6 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë për këtë prokurori të posaçme.

Senatori deklaroi se po pezullon ndihmën për shkak se prokuroria e posaçme është nën ndikimin e Kremlinit. Ai i referohej konkretisht rastit të Igor Bitkov dhe familjes së tij.

Ata u arratisën pas presioneve të Vladimir Putinit dhe bankës së tij dhe u vendosën në Guatemala.

Por prokuroria e posaçme e Guatemalës nisi një hetim ndaj tij dhe familjes, me akuzën se kanë përdorur pasaporta të falsifikuara për t’u larguar nga vendi. Në përfundim Igor Bitkov u dënua me 19 vite burg, kurse gruaja dhe vajza me nga 14 vite.

Pas këtij skandali, një komision i rëndësishëm në Kongresin amerikan mbajti një seancë dëgjimore. Ky do të ishte fillimi i fundit për prokurorinë e posaçme në Guatemala.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...