Natën e zgjedhjeve, Donald Trump përsëriti frazën: "Premtimet e bëra, premtimet e mbajtura".
Tani, republikanët kanë marrë zyrtarisht kontrollin e Kongresit dhe "premtimet" e tij janë shumë më të lehta për t'u mbajtur.
Në gjuhën politike të Uashingtonit, quhet "një trifecta qeverisëse", kur partia e presidentit kontrollon gjithashtu të dy dhomat e Kongresit - Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.
Ky kontroll është ai që ka tani Partia Republikane e Donald Trump.
Si Trump ashtu edhe Joe Biden shijuan trifecta për dy vitet e tyre të para në Shtëpinë e Bardhë, por ata gjithashtu panë se të kesh një kontroll të tillë nuk është garanci që një president mund të arrijë gjithça që dëshiron.