Prokurori i Përgjithshëm i Trump kërkon hetimin e aferës Rama-McGonigal: FBI u përdor si armë politike

Tuesday, 19 November 2024 16:24
 

Matt Gaetz do të jetë Prokuror i Përgjithshëm i SHBA dhe njëkohësisht ministër i Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të Donald Trump.

Ai njihet si një kundërshtar i rreptë i miliarderit majtist, George Soros, pasi ka deklaruar publikisht se drejtësia në SHBA është sorosëzuar. 

Por Gaetz ka premtuar se do të luftojë kundër përdorimit të agjencive shtetërore amerikane si armë politike ndaj kundërshtarëve.

Për këtë arsye, në shkurt të vitit të shkuar, kongresmeni Gaetz kërkoi që të hetohej afera e kryeministrit Edi Rama me ish-kryezbuluesin e FBI, Charles McGonigal.

Siç raportonte SYRI një vit më parë, kryetari republikan i Komisionit Hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, i dërgoi një letër FBI-së, duke kërkuar detaje për skandalin Rama-McGonigal.

Letra për drejtorin e FBI, Chris Wray është nënshkruar nga kryetari i komisionit, Jim Jordan dhe kongresmeni republikan Matt Gaetz.

Republikanët kërkojnë edhe informacione nëse FBI ka nisur një hetim për rastin e McGonigal, përfshi këtu edhe rishikimin e çdo dokumenti për të zbuluar se si ka qenë e mundur që të korruptohet një zyrtar kaq i lartë i FBI.

“Kjo sjellje e keqe gërryen më tej besimin e publikut në sjelljen e FBI-së dhe veprimet e zbatimit të ligjit,” thuhet në letrën e republikanëve, që janë pjesë e një komisioni hetimor që do të shqyrtonte përdorimin e agjencive federale amerikane si armë politike.

Ndërsa letra mban datën 2 shkurt 2023, një ditë më vonë mediat amerikane njoftuan se Kongresi ka nisur zyrtarisht hetimet për këtë aferë.

Sipas Fox News, kongresmenët Jordan dhe Gaetz, e kanë njoftuar drejtorin e FBI, Christopher Wray se ‘komisioni po vazhdon të hetojë akuzat për politizim dhe paragjykim nga ana e FBI’.

Në letër thuhet se aktakuza ndaj McGonigal i tregoi popullit amerikan sërish se sa të përhapura janë problemet brenda FBI-së.

Jordan dhe Gaetz thanë se aktakuza ngre gjithashtu pyetje të reja në lidhje me përpjekjet kundërzbuluese të FBI-së gjatë kohës kur McGonigal ishte i punësuar.

Tani Gaetz është Prokuror i Përgjithshëm dhe do e ketë vetë në dorë dosjen. Pikërisht atë dosje, të cilën mjaftonte që Altin Dumani ta merrte nga SHBA dhe Edi Rama do përfundonte në burg, njësoj si miku i tij, Charles McGonigal, i dënuar dhe pas hekurave prej muajsh tashmë.

ImageImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...