John Morgan, një ish-megadonator i demokratëve në SHBA, tha se Barron Trump, djali më i vogël i presidentit të zgjedhur, është më i zgjuar se i gjithë stafi i fushatës së Kamala Harris.
“Rezulton se Barron Trump, që duket si model, po i thoshte babait të tij: duhet të dalësh në podkaste, duhet të shkosh tek Joe Rogan” tha ai.
Ai kritikoi fushatën e Harris, duke thënë se nuk bënë shumë që ajo të dilte në mediat e reja.
Prania e Trump në podkastin e Joe Rogan ishte fenomenale.video është parë më shumë se 50 milionë herë në YouTube.
“Barron Trump është shumë më i zgjuar se i gjithë stafi i fushatës së Harris”, shtoi Morgan. "Të majtët nuk donin të dilnin te Joe Rogan”.
“Ata e luajtën fshehurazi topin, por humbën keq, ajo duhet të largohet dhe të mos kthehet kurrë,” tha Morgan për Fox News.
Ish-donatori demokrat tha se Harris bëri një fushatë të keqe, duke u përpjekur të jetë një imitim i dobët i Barack Obamës.
Sipas tij, ai kishte qenë kundër zëvendësimit të Joe Biden me Kamala Harris.