Trump zgjedh njeriun e tij besnik, si drejtor të FBI-së

Diel, 01 December 2024 14:08
 

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka zgjedhur ‘Kash’ Patel si drejtor të FBI-së.

Patel, i njohur për besnikërinë e tij të palëkundur ndaj Trump, shërbeu në role kyçe gjatë administratës së parë të presidentit , duke përfshirë mbikëqyrjen e divizionit kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe më vonë shërbeu si shef i shtabit në Departamentin e Mbrojtjes. 

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social Trump u shpreh se nën drejtimin e Patel FBI do t’i jepte fund epidemisë në rritje të krimit në Amerikë dhe do të çmontonte bandat kriminale të emigrantëve.

Image

Para roleve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Patel punoi në Komitetin e Inteligjencës në Kongres, ku luajti një rol të rëndësishëm në hetimet ndaj ndërhyrjeve të Moskës në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Emërimi i tij do të nënkuptonte zëvendësimin e drejtorit aktual të agjencisë Christopher Wray. FBI nën drejtimin e Wray hetoi Trump duke shkaktuar zemërim tek ai.

Në vitin 2022 FBI kontrolloi shtëpinë e tij në Florida  për dokumente sekrete të ruajtura ilegalisht.

Trump ka ironizuar prej kohësh hetimet e FBI-së, duke përfshirë hetimet ndaj qindra mbështetësve të tij që sulmuan ndërtesën e Kapitolit në SHBA më 6 Janar 2021.

Modifikuar më Diel, 01 December 2024 14:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...