Drejtori i FBI-së, Christopher Wray jep dorëheqjen para se Trump të marrë detyrën

E Enjte, 12 December 2024 18:57
 
 

Christopher Wray, kreu i Byrosë Federale të Hetimeve jep dorëheqjen nga posti i tij përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën muajin e ardhshëm.

Wray njoftoi largimin e tij të afërt në një takim të brendshëm të FBI. Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka sinjalizuar publikisht dëshirën e tij për të zëvendësuar zotin Wray me Kash Patel, një besnik prej kohësh i cili ka bërë thirrje për kufizimin "dramatik" të autoritetit të FBI-së.

Wray, i cili u emërua nga Trump në 2017 për të shërbyer një mandat 10-vjeçar, është përballur me kritika gjatë mandatit të tij nga republikanët për shkak të hetimeve të FBI-së ndaj Trump pasi ai u largua nga detyra.

"Pas javësh të menduari të kujdesshëm, kam vendosur që gjëja e duhur për byronë është që unë të shërbej deri në fund të administratës aktuale në janar dhe më pas të largohem"- tha Way.

"Qëllimi im është të mbaj fokusin në misionin tonë - punën e domosdoshme që po bëni çdo ditë në emër të popullit amerikan," u tha ai kolegëve të tij.

"Për mendimin tim, kjo është mënyra më e mirë për të shmangur zvarritjen e byrosë më thellë në grindje, duke përforcuar vlerat dhe parimet që janë kaq të rëndësishme për mënyrën se si ne e bëjmë punën tonë," tha zoti Wray.

 

Ai gjithashtu iu drejtua misionit të FBI-së në fjalët e tij, duke thënë se qëllimi i byrosë për të "mbajtur amerikanët të sigurt dhe për të mbështetur kushtetutën" nuk do të ndryshojë.

Trump caktoi zotin Wray për të udhëhequr FBI-në pasi shkarkoi paraardhësin e tij James Comey pas hetimeve të FBI-së për kontaktet e supozuara midis fushatës së Trump të vitit 2016 dhe Rusisë.

Por në vitet e fundit, zoti Wray ka rënë në favorin e presidentit të zgjedhur pasi FBI ndihmoi me një hetim federal në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump, një çështje që që atëherë është pushuar.

Pas zgjedhjes së tij për një mandat të dytë, Trump tha se zgjedhja e tij për drejtor të FBI-së do të ishte Patel - një ish-ndihmës i cili ka qenë një mbështetës i palëkundur i presidentit të ardhshëm republikan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...