Një person ka kërcënuar forcat e sigurisë franceze për një sulm të mundshëm terrorist .
Policia franceze ka evakuuar njerëzit në ishullin turistik Mont Saint-Michel dhe po kontrollon shtëpitë pasi ende nuk dihet nëse personi është i armatosur.
“Një person ka hyrë në Mont Saint-Michel. Para një pronari të një kafeneje, ai ka bërë kërcënime specifike kundër forcave të sigurisë”, tha kreu i qeverisjes lokale për transmetuesin publik FranceInfo.
“Kam urdhëruar që të gjitha shtëpitë të kontrollohet dhe të verifikohet nëse personi është ende në Mont-Saint-Michel”, tha ai, duke shtuar se personi i dyshuar mund të jetë larguar së bashku me turistët, gjatë evakuimit.
Mijëra turistë vizitojnë këtë vend çdo vit.
Mediat lokale raportojnë se forcat e sigurisë në Francë janë në gatishmëri të lartë, që prej një serie të sulmeve terroriste që kanë marrë jetën e mbi 230 personave gjatë vitit 2015 dhe 2016.