Bilanci tragjik i dasmës, vritet nusja dhe 19 dasmorë

Hënë, 23 Prill 2018 16:10

Një sulm ajror ka goditur një turmë njerëzish që po festonin martesën e një çifti, në veri të Jemenit.

Të paktën 20 vetë duke përfshirë nusen  raportohen të jenë vrarë dhe rreth 45 të tjerëu plagosën  kur një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite goditi dasmën,  thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Të vdekurit ishin kryesisht gra dhe fëmijë të mbledhur në një tendë të ngritur për martesë në rrethin e Bani Qayis, sipas Khaled al-Nadhri, zyrtari kryesor shëndetësor në krahinën veri-perëndimore të Hajjahut.

Shefi i spitalit Mohammed al-Saëmali tha se dhëndri dhe 45 persona të tjerë të plagosur u sollën në spitalin lokal "al-Jomhouri".

30 persona nga të lënduarit janë raportuar të jenë fëmijë, disa në gjendje kritike për jetën, pasi kanë pësuar gjymtyrë të prera dhe plagë të thella.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Abdel Hakim al-Kahlan tha se ambulancat fillimisht nuk ishin në gjendje të arrijnë në vendin e bombardimeve për shkak të frikës nga sulmet ajrore të mëvonshme pasi avionët vazhduan të fluturojnë lart pas sulmit fillestar të dielën.

Login to post comments