Foto e fundit e Aviciit sa ishte gjallë u bë në jaht

Hënë, 23 Prill 2018 21:40

Një fotografi e re e DJ Aviciit në jaht dyshohet se është fotoja e tij e fundit. Fotoja u bë vetëm disa ditë para vdekjes.

Muzikanti, i cili ndërroi jetë të premten derisa po pushonte në Oman, është parë i relaksuar në jaht derisa në dorë mban një pije e cila dyshohet të ketë qenë alkoolike.

Edhe pse nuk është saktësisht e qartë nëse pija ishte alkoolike, 28 vjeçari, emri real i të cilit është Tim Bergling, në të kaluarën ka pasur probleme me alkoolin dhe dy herë ishte hospitalizuar për të njëjtën çështje.

Login to post comments