Winnie Madikizela-Mandela, ish-gruaja e udhëheqësit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka vdekur në moshën 81 vjecare, këtë e ka konfirmuar familja e saj në një deklaratë të hënën.
Ajo ishte një forcë politike - një figurë e madhe në luftën për t'i dhënë fund sistemit apartheid racist të imponuar në Afrikën e Jugut.
Madikizela-Mandela ishte martuar me Nelson Mandelën nga viti 1958 deri në 1996.
Mandela ishte I burgos në një ishull pjesën më të madhe të jetës së tij,dhe aktivizmi I Madikizela Mandela kundër regjimit apartheid bëri që ajo të ishte nënarrest shtëpiak për një kohë të gjatë.
Në deklaratën e lëshuar të hënën,familja e Mandelës tha ‘’ ajo vdiq pas një lufte të gjatë me sëmundjen, për të cilën ajo kishte qëndruar në spital që në fillim të vitit. Ajo iku nga kjo botë në mënyrë paqësore, pasditen e të hënës e rrethuar nga familja dhe njerëzit e dashur të saj’’.