Ka reaguar për herë të parë BE në lidhje me arrestimin dhe më pas dëbimin e 6 turqve në Kosovë, në një kohë kur ata kishin leje qëndrimi.
Në një prononcim për gazetën Ekspress BE e ka cilësuar arbitrar dhe kundër të drejtave të njeriut këtë veprim. “Sundimi i ligjit është parim themelor i Bashkimit Evropian. Në linjë me vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe demokratike, dhe gjithashtu siç përcakton Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, të gjitha veprimet e institucioneve vendëse në Kosovë duhet të jenë në përputhje me sundimin e ligjit dhe respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Procedurat arbitrare në lidhje me arrestimin, mbajtjen apo azilin bien ndesh me këto parime”, ka theksuar Kocijançiq, në një përgjigje për Gazetën Express, përmes postës elektronike.