Forcat elitë britanike kanë shfaqur forcën në stërvitjen ushtarake më të madhe të NATO-s në Evropë, me synim testimin e gatishmërisë dhe të reagimit në rast të një fufte të mundshme.
Operacioni i përbashkët në Skoci, përfshin mbi 11,600 trupa nga 17 shtete, si dhe 35 njësi anijesh.
Marina Mbretërore britanike u fotografua gjatë zbarkimit në brigjet skoceze, me anijet dhe aeroplanë luftarak.
Stërvitja e forcave të NATO-s filloi më 21 prilli deh do të zgjasë deri më 4 maj.
Në këtë operacion stërvitor përfshihen ndër të tjera forca nga SHBA-të, Spanja, Danimarka, Estonia, Letonia, Lituania dhe Holanda./ Mapo