Sekretari i Shtetit Amerikan takimin me ministrat e jashtëm të Nato-s në Bruksel

Saturday, 28 Prill 2018 09:16

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, mbërriti sot në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s. Rendin e takimit të ditës do të kryesojë çështja e Rusisë ndërkohë që vendet perëndimore kanë akuzuar Moskën për helmimin e një ish spiuni në Britani. Tensionet u rritën më tej pas sulmit të dyshuar me armë kimike të aleatit të Rusisë, Sirisë dhe goditjeve ajrore perëndimore që pasuan.

Vetëm 12 orë pasi bëri betimin në postin e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në selinë e NATO-s në atë që aleatët evropianë e shohin si mbështetje të fortë për një institucion që presidenti amerikan Donald Trump e kishte quajtur të vjetëruar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se fokusi i takimit do të ishte ajo që ai e quajti "sjellje e rrezikshme" e Moskës.

 “Kjo përfshin aneksimin e paligjshëm të Krimesë, destabilizimin e Ukrainës lindore, ndërhyrjen në proceset demokratike, sulmet kibernetike dhe dezinformimin”, - tha zoti Stoltenberg.

Takimi i ministrave të NATO-s do të hapë rrugën për një samit të udhëheqësve të aleancës në korrik. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se takimi do të përqendrohet në atë që ai e cilësoi si agresioni i Rusisë në Ukrainë, Gjeorgji dhe Siri, si dhe planet për rritjen e sigurisë përgjatë kufirit jugor të Evropës.

"Nga njëra anë kemi pasur retorikën e Presidentit Trump, e cila nuk ishte gjithmonë ajo që shpresonin aleatët e NATO-s. Nga ana tjetër, kemi disa angazhime shumë reale nga Shtetet e Bashkuara vitet e fundit dhe një qëndrim më e fortë tani ndaj Rusisë”, thotë Sophia Besch, analiste e Qenrës për Reforma Evropiane.

Mike Pompeo po i nxit anëtarët e aleancës të rrisin buxhetet e tyre ushtarake për të përmbushur objektivin prej 2 përqind të prodhimit të përgjithshëm në shpenzimet e mbrojtjes çdo vit deri në vitin 2024.

Zgjerimi është gjithashtu në rendin e ditës, ndërkohë që Ukraina kërkon të anëtarësohet në aleancë. NATO-ja po tregohet e matur në këtë çështje:

 “Mendoj se këto janë qëllime shumë të rëndësishme dhe realiste, por nuk do ta fsheh se keni shumë barrë të rëndë para se të jeni gati për anëtarësim në NATO, sepse duhet të kryhen reforma të rëndësishme. Ato janë reformat e institucioneve të mbrojtjes dhe institucioneve të sigurisë", tha Rose Gottemoeller, zëvendës sekretare e Përgjithshme e Natos.

Konflikti me Rusinë ka inkurajuar Ukrainë të shikojë drejt NATO-s.

"Nëse krahasoni mbështetjen publike para luftës me Rusinë dhe tani, ajo pothuajse është dyfishuar. Pra, ka gjithashtu një mbështetje publike për këtë anëtarësim. Tani përsëri, si me shumë gjëra të tjera në Ukrainë, puna është tek zbatimi. Nëse Ukraina arrin të bashkojë të gjitha burimet e nevojshme njerëzore, financiare dhe koordinimin e duhur, atëherë mendoj se ka një histori suksesi për t'u treguar partnerëve të saj të NATO-s”, thotë Orysia Lutsevych me organizatën Chatham House.

Pranimi i Ukrainës do të hapte një kufi të ri të NATO-s me Rusinë në një rajon shumë të paqëndrueshëm - dhe procesi pritet të zgjasë vite ose dekada.

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 10:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...