Një prift 54-vjeçar ndodhet nën akuzë për abuzim me të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Brazil dhe u zbulua nëpërmjet vizatimeve të një vajze 5-vjeçare e cila merrte mësime anglishteje nga prifti Joao Da Silva.
Papritur vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk pranonte të shkonte në msim.
Prindërit e shqetësuar e dërguan vajzën tek një psikologe e cila e zbuloi abuzimin dhe i kërkoi prindërve që të kontrollonin dhomën e vajzës për të gjetur shenja të tjera që të faktonin abuzimin.
Atëherë prindërit gjetën 6 vizatime shokuese të vajzës që tregonin abuzmin seksual me detaje tmerruese.
Babi i vajzës u konfrontua me abuzuesin dhe më pas e dorëzoi atë në polici raporton gazeta Mirror.
Policia thotë se prifti është në paraburgim duke u intervistuar për akuzat për abuzimin e fëmijëve.
Përshtati në shqip 55News.al