Presidenët e Iranit,Turqisë dhe Rusisë janë takuar sot në Ankara për të biseduar për situatën në Siri.
Erdogan ka mirëpritur në takim homologët e tij rus dhe Iranian, për herë të dytë Brenda gjashtë muajsh.
Ata janë shprehur se konflikti mund të përfundojë ‘’vetëm nëpërmjet bisedimeve poltike’’ dhe kanë shprehur edhe përkushtimin e tyre ‘’ për të përshpejtuar përpjekjet, në mënyrë që të sigurohet qetësia në terrën’’.
Të tre liderët po ashtu kanë thënë se janë të përkushtuar që ‘’të mbrojnë civilët në zonat e luftës si dhe të ndihmojnë në dërgimin e ndihmave humanitare në këtë zona’’.
Të trija shtetet janë të përfshira në luftën që po ndodh në Siri që prej 2011, pasi Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian,Bashar al-Assad ndërsa Rusia nga ana tjetër mbëhstët rebelët që dëshirojnë largimin e Assadit nga pushteti.