Trump: Negociatat bërthamore janë me rëndësi, jo hetimi Mueller

E mërkurë, 02 May 2018 17:06

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sinjalizoi sot se ai mendon se negociatat mbi armët bërthamore të Koresë së Veriut dhe marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë janë më të rëndësishme se hetimi penal mbi lidhjet e mundshme të zyrtarëve të fushatës së tij me Rusinë dhe nëse ai është përpjekur të pengojë hetimin.

“Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë, kjo është gjueti shtrigash” shkruante Trump në një postim në Twitter. Presidenti i Amerikës tha se nuk ka pasur pengim të drejtësisë dhe se ky është një kurth.

Ndërsa ish-avokati i presidentit amerikan Donald Trump thotë se Prokurori i Posaçëm që heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ka ngritur mundësinë që presidenti të detyrohet ligjërisht për të dëshmuar lidhur me hetimet.

John Dowd tha për agjencin e lajmeve Associated Press dhe Reuters, se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller e diskutoi mundësinë e thirrjes për të dëshmuar të Presidentit Trump gjatë një takimi me ekipin ligjor të presidentit në fillim të marsit. Komentet e zotit Doëd i konfirmoi një shkrim i botuar më parë në gazetën “The Washington Post”.

Dowd dha dorëheqjen nga ekipi ligjor i presidentit Trump menjëherë pas takimit me zotin Mueller.

Prokurori i Posaçëm po shqyrton gjithashtu lidhur me mundësitë e një koordinimi mes zyrtarëve të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë, për të ndërhyrë në zgjedhje si dhe nëse zoti Trump ka kryer veprime për të penguar hetimet, shkruan VOA.

Presidenti Trump i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat se njerëzit e fushatës së tij kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë, për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016, duke e quajtur hetimin e zotit Mueller “një gjueti shtrigash”.

New York Times publikoi të martën një listë prej 44 pyetjesh bazuar tek të cilat, sipas gazetës, Prokurori i Posaçëm dëshiron të pyesë Presidentit Trump si pjesë e hetimit të tij. Në shkrim thuhet gjithashtu se lista ishte hartuar nga avokatët e zotit Trump bazuar në pyetjet që hetuesit e Prokurorit të Posaçëm u kishin lexuar atyre.

Pyetjet variojnë nga shkarkimi prej zotit Trump i ish-këshilltarit të tij për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn dhe ish-drejtorit të FBI James Comey, tek hetimet e përgjithshme mbi atë se çfarë dinte zoti Trump për koordinimin e pretenduar ndërmjet njerëzve të fushatës së tij presidenciale dhe Rusisë.

Zoti Trump denoncoi rrjedhjen në shtyp të pyetjeve. Dje në një postim në twitter ai e cilësoi atë një veprim të turpshëm. “Nuk ka asnjë pyetje për ndonjë marrëveshje të fshehtë”, shkruante ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...