×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Politikanët s’kanë nevojë për ide të reja

E Enjte, 03 May 2018 13:31

Nga Paul Krugman

Zgjedhjet e vitit 2020 janë ende 2 vite e gjysmë larg, por Tallja e Madhe ka nisur që tani.

Përmendni emrin e një kandidati demokrat, dhe e dini menjëherë se si do të reagojnë opinionistët: njësoj si me Al Gore dhe Hillary Clinton. Ai/ajo (sidomos ajo), do të thonë, është lodhur, përcjell mërzi. Do të ankohen se, mbi të gjitha, ai/ajo nuk po sjell ide të reja.

Këto kritika i marrin gjithnjë demokratët, edhe pse, për 30 vitet e fundit, çdo republikan i spikatur ka dhënë po tre ide të këqija: ulje taksash për të pasurit, ulje e mbështetjes për të varfrit, dhe më shumë ndotje. Paul Ryan në vitin 2010 zëre se ishte Newt Gingrich i 1995-ës, thjesht disa kile më pak. Megjithatë, ai u lëvdua pa fund si mendimtar rinovues.

Por t’i lëmë mënjanë trajtimet asimetrike të partive, dhe le të bëjmë një pyetje të thjeshtë: pse duam që politikanët të kenë ide të reja?

Nuk po them që politikanët nuk duhet të jenë të hapur ndaj mendimeve të reja dhe ndaj fakteve të provuara, në lidhje me politikat e tyre. Por politikanët nuk janë si kompania Apple, e cila duhet të sjellë produkte më vezulluese që të qëndrojë përpara Androidit. Politika amerikane ka probleme në fronte të ndryshme, por pak prej tyre shkaktohen nga mungesa e ideve të reja. Shkaktohen, në të vërtetw, nga pamundësia për të vepruar mbi idetë që kemi që tani, e që në fakt i kemi ditur prej kohësh.

Po ju jap dy shembuj: lehtësia e marrjes së shërbimit shëndetësor dhe mbrojtja e mjedisit.

E dimë shumë mirë se si jepet shërbimi shëndetësor falas, sepse e ka çdo vend tjetër i zhilluar.

Si mund ta ofrojë një vend shërbimin shëndetësor falas? Ka tri mënyra. Mund të kesh sistemin që ofrohet drejtpërdrejt nga qeveria, siç ndodh në Britani; mund të kesh sistemin që e mbulon shërbimin mjekësor nëpërmjet sigurimeve, si në Kanada; ose mund të përdoret një kombinim rregulloresh, mandatesh e subvencionesh, për të mbuluar shërbimin ndaj çdo qytetari nëpërmjet sektorit privat, siç ndodh në Zvicër.

Në fakt, të tria sistemet funksionojnë. Po, do të hasen probleme nëse financimi nuk është i përshtatshëm apo nëse rregullat nuk zbatohen siç duhet, por kjo vlen për çdo politikë. Shërbimi shëndetësor falas për të gjithë është i zgjidhur. Nuk kemi nevojë për ide të reja që ta arrijmë si qëllim. Në fakt, me Obamën shkuam deri në gjysmë të rrugës, dhe që ta mbarojmë na duhet një president progresiv dhe një shumicë progresive në Kongres.

Po për mbrojtjen e mjedisit? Mund të thuhet që ka pasur ide të rëndësishme që në vitin 1980. Deri në atë kohë, politika për mbrojtjen e mjedisit përbëhej vetëm nga rregulla të vendosura nga qeveritë në krye. Ekonomistët e kanë ditur prej brezash që forcat e tregut po shfrytëzoheshin nëpërmjet taksave për ndotjet nga gazet, apo lejet për ndotjen e ajrit, por këto hynë në realitetin politik vetëm kur skema e ndotjes nga gazet, në kohën e presidentit Bush, u përdor për të kontrolluar shiun acid.

Por a ka pasur ide të reja, që nga ajo kohë? Ose më mirë, a na duhen ide të reja e të mëdha? Mjetet bazë që kemi (rregullat e drejtpërdrejta, taksat apo licencat) kuptohen shumë lehtë dhe kanë funksionuar mirë në mjaft raste. Çfarë nevojitet tani është një shumicë politike që të ketë dëshirën për të vepruar mbi ato që dimë.

A po them që nuk ka ide të reja që mund të vlejnë për politikën? Sigurisht që s’po e them këtë. Për shembull, zbulimet e fundit që treguan se rritjet e vogla të pagës minimale nuk e ulin numrin e punësimit, dhe që punëdhënësit kanë pushtetin e ofruesit të vetëm në tregun e punës, sugjerojnë se axhenda e progresistëve ka një dimension të ri.

Nuk po them as që analizat politike dhe studimet nga grupet e ekspertëve janë të panevojshme. Detajet kanë rëndësi dhe ndonjëherë studimet politike prodhojnë ide të reja.

Por politikanët nuk kanë nevojë për ide të reja për të përmirësuar jetën e amerikanëve. Në Amerikë, më shumë se në vende të tjera, kemi një mal me ide të mira të cilat nuk i kemi vënë në zbatim.

Pra, pse vjen kërkesa për ide të reja? Sepse opinionistët janë mërzitur me debatet tradicionale politike dhe nuk duan të bezdisen aq sa të mësojnë ndonjë gjë për t’i kuptuar idetë aktuale siç duhet.

Ata preferojnë gjërat e reja, plot shkëlqim, të cilat mund t’i lëvdojnë vetëm për faktin sepse janë të reja. Kjo mënyrë është pjesërisht arsye për të tallur demokratët, gjë që, mesa kam kuptuar, është kërkesë e domosdoshme e kodit të opinionistëve.

Por mjaft tani. S’dua t’ia di nëse ka politikanë me ide të reja. S’duhet të ketë rëndësi as për ju. Ajo që ka rëndësi është nëse një politikan ka ide të mira.

/Paul Krugman, New York Times/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...