Australi/ Banka humb të dhënat e 20 milionë personave

E Enjte, 03 May 2018 17:02

Banka australiane Commonwealth ka pranuar se ka humbur të dhënat bankare të rreth 20 milionë personave.

Emrat, Adresat, anëtarët e llogarive dhe deklaratat ishin ruajtur në dy shirita mangnetikë, që duhej të shkatërroheshin nga një nënkontraktor në 2016.

Por, pavarësisht se nuk ka prova se shiritat janë shkatërruar, banka nuk i ka thënë klientëve se mund të ketë ndonjë problem për ta. Ky është skandali më i fundit në të cilin përfshihet huadhënësi më i madh në Australi.

Në një prezantim për bursën australiane, banka tha se nuk mund të konfirmonte se shiritat që mbanin 15 vite të dhëna ishin shkatërruar brenda rregullave. Por, ajo tha se një hetim i pavarur kishte dalë në përfundimin se skenari më i mundshëm është ai sipas të cilit, shiritat janë hequr qafe.

Banka sqaron se në shirita nuk kishte password-e, pine apo të dhëna të tjera që mund të përdoreshin për ndonjë vjedhje dhe nënvizoi po ashtu se nuk ka të dhëna që informacionet e klientëve mund të jenë kompromentuar.

Sidoqoftë, mekanizmat e monitorimit, sipas saj, mbeten në fuqi. Ishte Buzzfeed i pari që raportoi për humbjen e shiritave, duke pretenduar se ato duhet të shkatërroheshin nga Fuji Xerox pas nxjerrjes nga përdorimi nga ana e qendrës së të dhënave.

Sipas drejtuesve të bankës, incidenti është i papranueshëm dhe vetë shefi Angus Sullivan, kërkoi ndjesë për ndonjë shqetësim që mund ti ketë shkaktuar klientëve. Shkelja e privatësisë vjen në një kohë kur bankat australiane janë nën vëzhgim për shkak të një hetimi mbi bankat.

Muajin e kaluar u tha në kuadër të këtij hetimi se Commonwealth Bank kishte mbledhur tarifa nga klientë që e dinte se kishin vdekur. Në një rast, një këshilltar kishte mbledhur tarifa nga një ish-klient për më shumë se një dekadë. Sekretari i financave në Australi ka paralajmëruar se ekzekutivët financiarë mund të përballen me dënime të forta, përfshirë edhe dënimet me burg, nga provat e dala prej hetimit./Tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...