Tentoi të largohej nga salla e gjyqit, bie nga ballkoni

Premte, 04 May 2018 16:39

Christopher Clay Rudd, ishte akuzuar për drogë dhe po merrte vendimin në në gjykatën e Spanish Fork.

Por,  ka rënë nga ballkoni i katit të dytë në sallën e gjyqit ndërsa tentoi të arratisej.

Skena është kjo:  Ai largohet me vrap nga salla e gjyqit me pranga në duar, hypën mbi kangjellat e katit të dytë dhe bie në dyshemenë e katit të poshtëm.

35-vjeçari thuhet se ishte arrestuar nën akuzat për drogë dhe ndodhej në gjykatë për mosbindje për të marrë pjesë në seancat e rehabilitimit urdhëruar nga gjyktatat.

Ngjarja ka ndodhur të hënën ndërsa video është publikuar të enjten.

Një zëdhënës i gjykatës, Geoffrey Fattah tha se Rudd theu këmbën, legenin dhe kafkën.

Login to post comments