Trump ul papunësinë në SHBA

Premte, 04 May 2018 17:29

Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka rënë nën 4 për qind në muajin prill, si rezultat i hapjes së 164,000 vendeve të reja të punës, tha Departamenti amerikan i Punës.

Norma prej 3.9% është rënie prej 4.1% - shifër që ka qëndruar prej muajit nëntor.

Vendet e reja të punës në prill janë hapur kryesisht në shërbime të biznesit, prodhim, kujdes shëndetësor dhe miniera, tha Byroja për Statistika e Departamentit të Punës.

Papunësia në SHBA, bazuar në anketën mujore të Zyrës së Ekonomive Familjare, ka rënë ndjeshëm që prej kulmit të saj prej 10% në vitin 2009.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 18:53
Login to post comments