×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Kur loja nxjerr më shumë se droga”, në Itali pastrohen para në kompani bastesh

Tuesday, 08 May 2018 15:51

 “Atëherë kur loja nxjerr më shumë se droga” është titulli i një  artikulli të “Corriere della Sera”-s kushtuar çështjes që ka hapur një debat të gjerë në shtetin fqinj ku paratë e klaneve mafioze po investohen në baste.

 Alarmi është dhënë nga Prokurori i Catanzaros, Vincenzo Luberto.

Disa organizata mafioze, të orientuara deri vonë te trafiku i lëndëve narkotike, kanë nisur tani të investojnë te lojërat e fatit, sepse aty fitohet më shumë.

Nga të gjitha hetimet e kryera dhe prania e një personeli me kapacitet të lartë teknik, është arritur të zbulohet se ka një monopol të krimit të organizuar, në sensin që kapot “ndrina”, njësia bazë e “Ndrangheta”-s në Kalabri, pretendojnë se janë të vetmit që menaxhojnë lojën “online”.

“Ne kemi të dhëna për persona, të cilët kanë nisur të përqëndrohen e të investojnë te këto lojëra, sepse ishin më fitimprurëse”, thotë prokurori.

Personi i shënjestruar në videolajmin e “Corriere della Sera”-s është Carlo Cattaneo, pronar i 4 agjencive bastesh, i cili është fotografuar duke dorëzuar parà të fituara nga ky aktivitet, e që kishin për destinacion të afërm të kryemafiozit Matteo Messina Denaro.

“Disa prej drejtuesve të këtij rrjeti e kanë kuptuar – vazhdon artikulli, – se jashtë kufijve mund të krijohet një rrjet edhe më i sigurtë”.

Për këtë arsye kanë zgjedhur Maltën, që është afër Italisë, ka më pak kontrolle, sistem më të butë taksash, licencat sigurohen më lehtë, e fitimet janë më të mëdha. Në njërin prej rasteve të cituara, ato llogariten të kenë qenë diku te 1.3 milionë euro brenda dy viteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...