×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk dihen pasojat e JO-së së Trump për marrëveshjen atomike me Iranin

E mërkurë, 09 May 2018 12:51

Donald Trump i tha "Jo" marrëveshjes atomike me Iranin. Por refuzimi i saj e bën botën më të rrezikshme. Çarmatimi bëhet më i vështirë dhe diplomacia zhvlerësohet në favor të militarizimit, mendon Matthias von Hein.

Nga Deutsche Welle

Askush nuk besonte më në një mrekulli. Edhe para bërjes publike të vendimit të Trumpit spekulohej më shumë se sa i ashpër do të ishte vendimi, pra dalja nga marrëveshja atmoike, nëse do të mbetej ndonjë derë e hapur, nëse kishin pasur ndonjë efekt diplomatik përpjekjet e europianëve. Tani dihet: SHBA e hedhin poshtë përfundimisht Joint Comprehensive Plan of Action, JCPOA, marrëveshjen atomike me Iranin, sanksionet rivendosen: Nga të gjitha variantet e diskutuara më parë ky është më i rrezikshmi.

Më e sigurtë, më paqësore bota nuk bëhet me këtë vendim: Aksionet e koncerneve të armëve filluan të shtohen që gjatë kumtimit të vendimit të Trumpit. Po ashtu nuk bëhet më i lehtë suksesi në takimin e pritshëm të Donald Trumpit me sundimtarin koreanoverior, Kim Jong Un.

Arsyeja: Marrëveshja nuk i ka dalë të mbrojë interesat amerikane

Arsyetimi i Donald Trumpit për daljen nga marrëveshja atomike me Iranin: Marrëveshja nuk i ka dalë të mbrojë interesat amerikane. Por se si dalja nga kjo marrëveshje do të mbrojë interesat amerikane, mbetet sekret i Trumpit. Marrëveshja atomike i ndalonte Iranit në mënyrë të kontrollueshme ndërtimin e bombës atomike dhe pengonte me këtë një garë armatimi në rajon. Ky ishte objektivi i saj, dhe ai në këtë formë plotësohej. Madje as sekretari i ri i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo nuk dyshon që Irani i përmbush detyrimet që dalin nga marrëveshja.

Trump, kështu analizonte një diplomat francez për Crisis Group, "nuk ka problem me marrëveshjen, ai ka problem me Republikën Islamike të Iranit". Prandaj edhe negociatat mes europianëve dhe SHBA në këto muaj ishin të destinuara të dështonin. Megjithë lëshimet e europianëve, megjithë ofensivën diplomatike të Macron, Merkelit dhe Johnsonit së fundmi.

Trump ka qenë i rrethuar në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë të vazhdueshme me përfaqësues të linjës së ashpër ndaj Iranit. Krahas Pompeos, bën pjesë këtu edhe këshilltari i ri për sigurinë, John Bolton. Ai ka shkruar në vitin 2017: "Qëllimi i deklaruar i Amerikës duhet të jetë që t'i japë fund Revolucionit Islamik të vitit 1979 para 40 vjetorit të tij." Nocioni i "ndërrimit të regjimit" po dëgjohet në mënyrë të frikshme gjithnjë e më shpesh. E frikshme, sepse John Bolton edhe para luftës së Irakut në vitin 2003 ka luajtur një rol qendror. Pasojat katastrofale të një lufte kundër së drejtës ndërkombëtare për të gjithë rajonin dihen, edhe pse arsyetimi për këtë luftë bazohej në gënjeshtra.

Në arsyetimin e tij për daljen nga marrëveshja atomike me Iranin, presidenti amerikan iu referuar shprehimisht kryeministrit izraelit, Netanjahu në daljen publike javën e fundit. Ndërkohë që kjo dalje publike ishte dukshëm një shou propagandistik. Material i vjetër dhe i ri ishte përzier e ripaketuar, pa asnjë lidhje me gjendje aktuale të programit atomik iranian.

Uniteti europian

Vendimi i Trumpit i vë pikëpyetje 12 viteve të përpjekjeve diplomatike intensive me Iranin, pa ofruar ndonjë alternativë. Tani shumë gjëra do të varen nga uniteti i europianëve, nga vendosmëria dhe vullneti i tyre, që së bashku me partnerët e tjerë, Kinën dhe Rusinë të ofrojnë stimuj që Irani, megjithë daljen e SHBA-së nga marrëveshja, të respektojë kushtet e saj. E çara në marrëdhëniet transatlantike do të thellohet.

Vendimi i Donald Trumpit do të forcojë shpejt forcat konservatore në Iran. E me këtë rritet probabiliteti që gjendja të shkallëzohet në mënyrë të rrezikshme në një rajon me konflikte të shumta, Jemeni, Siria, Libani dhe Iraku. Krijimi i një arkitekture të sigurisë në rajon që respekton interesat legjitime të të gjitha palëve shtyhet në një të ardhme shumë më të largët. Por kjo do të ishte e vetmja rrugë që të arrihet paqja e vërtetë në rajon./DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...