Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, do të vizitojë Afganistanin të premten. Vizita është interpretuar si historike dhe është thënë se mund të ndihmojë në uljen e tensioneve midis dy vendeve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Mohammad Faisal, tha se Abbasi do të diskutojë me zyrtarët afganë për një sërë çështjesh, përfshirë mënyrat për lehtësimin e bisedimeve midis Kabulit dhe talibanëve.
Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë akuzuar Pakistanin për ofrimin e strehave të sigurta për terroristët që operojnë në Afganistan – akuzë që hidhet poshtë nga Islamabadi.
Përpara udhëtimit të planifikuar, Abbasi tha se “askush nuk do paqe në Afganistan më shumë se Pakistani, sepse ne jemi më të prekurit nga terrorizmi”.