Spanjë/ Gazetarët e televizionit publik në zi, i frikësohen...

Saturday, 12 May 2018 13:04

Për të tretën javë radhazi, gazetarët e transmetuesit publik spanjoll RTVE, kanë mbajtur zi në shenjë protestë për t’u revoltuar ndaj partisë së kryeministrit Mariano Rajoy që ndërhyn në lajmet e tyre.

Sipas mediave spanjolle, gazetarët e televizionit publik i frikësohen dëmtimit të besueshmërisë së kanalit televiziv.

Revolta e gazetarëve të transmetuesit publik nisi, pasi Partia Popullore Konservatore e cila është në pushtet, hodhi poshtë propozimin e opozitës që zgjedhja e kryetarit të ri të pavarur për kanalin të bëhej përmes një konkursi publik.

Sipas stafit të “RTVE”, ky lloj menaxhimi hedh dyshime mbi kredibilitetin e kanalit dhe i hap rrugë manipulimit të qëllimshëm të lajmeve në favor të partisë në pushtet, qoftë duke mbajtur informacionin të fshehtë apo mbulimin e pasaktë.

Veshja me të zeza u përdor si një simbolikë, për të treguar se ata donin një transmetues publik shumëngjyrësh, pra të larmishëm, të pavarur dhe profesional.

Një nga pikat kyçe, është rasti i Katalonjës e cila kërkon shkëputjen nga Spanja, çështja më problematike në vend por që nga televizioni publik u minimizua dhe nuk iu kushtua rëndësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...