Presidenti amerikan, Donald Trump i bëri apel prodhuesve që të ndërtojnë më shumë makina brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe lëshoi një sulm të ri ndaj marrëveshjes së tregtisë së lirë të Amerikës së veriut, të njohur ndryshe si NAFTA.
Drejtuesit e 10 kompanive prodhuese të makinave, amerikane dhe të huaja u takuan me presidentin amerikan për rreth një orë në shtëpinë e bardhë.
Kjo vjen në një kohë që administrata amerikane po mendon të lehtësojë ligjet dhe standardet federale për emetimin e gazrave, të cilat u implementuan nën administratën Obama.
Prodhuesit ndërkohë, kërkojnë që këto ndryshime të konsultohen me ta. Një javë më parë, prodhuesit akuzuan Trump për këtë vendim, duke deklaruar se do ta bllokojnë ndryshimin e rregullatorëve të eficencës së karburantit.
Pra, ndërkohë që prodhuesit kërkojnë mos ndryshimin e rregullave, Trump kërkon nga ata që të prodhojnë më shumë brenda territorit amerikan.
“Ne po importojmë shumë makina, dhe ne duam që shumë nga këto makinat e importit të prodhohen këtu”, shtoi Trump.