Trump kërkon eleminimin e bandës së dhunshme MS 13

Hënë, 14 May 2018 09:18

Kur paraqet argumenta për përforcimin e kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, Presidenti Donald Trump përmend shpesh bandën e dhunshme hispanike, MS-13 mes anëtarëve të së cilës ka imigrantë të paligjshëm, përveç atyre të lindur dhe të rritur në Shtetet e Bashkuara. Rreth 40 shtete njoftojnë se veprimtaria e bandës është rritur, veçanërisht në komunitete të varfra hispanike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit njofton.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions e quan bandën MS-13, një nga grupet më të rrezikshme kriminale, që ka kryer dhjetra vrasje mizore çdo vit. Mara Salvatrucha, siç njihet ndryshe banda me origjinë në Los Angeles dhe El Salvador, ka 30 mijë anëtarë në gjithë botën, me 10 mijë prej tyre në Shtetet e Bashkuara.

“Në dy vitet e fundit kemi parë 18 vrasje nga bandat dhe 10 prej tyre kanë lidhje me grupin MS-13. E përsëris, nuk është vetëm kjo bandë problem, por ajo është problemi më i madh, përsa u takon krimeve të dhunshme, si vrasjet”, thotë John McCarthy, prokuror në shtetin e Merilendit.

Zyra e Prokurorit të shtetit të Merilendit, thotë se masat e qeverisë salvadoriane ndaj bandave atje, i ka spostuar veprimtaritë kriminale të MS-13-ës në Shtetet e Bashkuara.

“Qeveria po ushtron presion ndaj bandave në El Salvador. Kjo bandë po përpiqet ta luftojë qeverinë në El Salvador, po përpiqet të gjejë fonde për ta luftuar qeverinëë dhe kështu po kërkon ndihmën e degëve të saj, në gjithë Shtetet e Bashkuara”.

MS-13 i financon operacionet e veta, përmes prostitucionit, trafikut të njerëzve dhe drogave, shantazheve dhe krimeve të tjera. Anëtarët e bandave terrorizojnë komunitete në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine, siç thotë një imigrantë nga El Salvadori, e cila kërkoi që ta mbante identitetin të fshehtë për arsye sigurie.

"Unë vendosa të vij në këtë vend për të krijuar një familje, fëmijë. Por kur arrita këtu, e kuptova që ishte e njëjta situatë, kur pashë që edhe këtu ka banda dhe droga”.

Ajo tregon se disa fëmijë shohin se si shiten drogat në lagjet e tyre, ndërsa të tjerë, shërbejnë si roje për të njoftuar nëse ka policë përqark. Ajo thotë gjithashtu se disa nga fqinjët e saj, i thonë se anëtarët e MS-13ës i detyrojnë që të japin para, që njihet si “qeraja” për bandën. Por veprimtari të tjera të bandës, janë edhe më të frikshme për të.

"Ata sillen shumë mirë me fëmijët, por arsyeja është se duan t’i bëjnë për vete. Ata dinë si të veprojnë, që t’i bëjnë të gjithë bashkëpunëtorë”.

Vëzhgimet e dëshmitares përputhen me atë që kanë parë edhe zyrtarët lokalë dhe aktivistët: MS-13 ka gjithnjë e më shumë si objektiv rekrutimi të rinjtë hispanikë. Të rinjtë janë të ekspozuar për disa arsye.

"... Së pari, kur erdhën në këtë vend, ata nuk i njihnin prindërit sepse ishin ndarë për një kohë të gjatë. Së dyti, në vendet e tyre, ata kishin të paktën ngrohtësinë e gjyshërve, xhaxhallarëve, dajave. Kur vijnë këtu, gjejnë shtëpi të tjera, vëllezër dhe motra që ata mendojnë se janë të preferuarit e prindërve. Dhe së treti, askush nuk kontrollon se çfarë bëjnë”, thotë Celia Rivas, Koordinatore për Shërbimet e Imigracionit në organizatën “Bamirësitë Katolike”.

“Mendoj se është shumë më lehtë të rekrutohen të miturit e pashoqëruar,” thotë Komandanti i Departamentit të Policisë, Distrikti Montgomery

Presidenti Donald Trump e ka bërë përparësi eliminimin e bandës MS-13 dhe dëbimin e anëtarëve të saj, duke përmendur si argumenta sigurinë kombëtare dhe imigracionin. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar se në 500 milionë dollarë nga buxheti i saj, janë akorduar për këto përpjekje.

"MS-13 rekruton përmes sistemin tonë difektoz të imigracionit, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kurdo që anëtarët e saj duan ta kalojnë atë”.

Banda MS-13 ka depërtuar thellë në Shtetet e Bashkuara. Sipas një analize të FBI-së në vitin 2008, grupi përbëhet kryesisht nga amerikanë të brezit të parë dhe salvadoras. Operacionet e kryera në vitet 2015 dhe 2016, arritën në përfundimin se shumica e të kapurve ishin qytetarë amerikanë. /Voa/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...