×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tre vendet anëtare më të varfra të BE-së, plane për futjen e Euros

Hënë, 14 May 2018 10:20

Tre shtetet më të varfra të Bashkimit Evropian, tani kanë marrë miratimin e eurozonës, pas përpjekjesh të gjata për të përmbushur kushtet e nevojshme, për të përdorur monedhën e përbashkët euro.

Rasti më i fundit është Rumania, shkruan Bloomberg, e cila tha javën e kaluar se do të paraqesë strategjinë e saj deri në fund të vitit, duke rindezur kështu një ide që u mbyll në vitin 2015. Kjo nismë, bashkohet me Bullgarinë dhe Kroacinë, me qëllim kërkimin e një rrugë për t’u bashkuar me eurozonën. Ekspertët shkruajnë se kjo mund të ndihmojë vendet e Ballkanit të qëndrojnë pranë BE-së, meqë lindin pyetje për mënyrën se si do të shpërndahen më vonë fondet e rëndësishme të zhvillimit.

“Pas Brexit, të qenit jashtë zonës së euros mund t’ju bëjë ju të veçuar”, tha të premten, me telefon, Juraj Kotian, një ekonomist me bazë në Vienë, i cili është pjesë e Erste Group Bank AG. “Nëse shikoni buxhetin e përgatitur të BE-së, do të shihni se u vihet më tepër theks zonës së euros. Komisioni Evropian dëshiron të ketë këtë strukturë konvergjence për t’u bashkuar me eurozonën, kështu që vendet duhet të përfitojnë nga kjo situatë”, përfundon ai.

Planet e tre vendeve bien në kontrast me shtetet më të pasura të Europës Lindore ish-komuniste. Ndërsa Sllovenia, Sllovakia dhe vendet Baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë përdorin të gjithë euro-n si monedhë të përbashkët; Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria nuk kanë plane për të ndjekur këtë shembull. Përvoja e Greqisë se çfarë mund të ndodhë kur politika monetare e pavarur nuk funksiononte më, nuk ka ndihmuar. Por, kur për anëtarët më pak të pasur të BE-së, fondet e zhvillimit mund të jenë të nevojshme për vitet që vijnë, atëherë përdorimi i euros do t’i ndihmojë të kapërcejnë hendekun e pasurisë.

Hendeku i pasurisë
Duket se këto shtete i kanë shpresat te euro.

Përgatitjet e Bullgarisë janë më të përparuara. Kombi më i varfër i BE-së, i cili mban presidencën e radhës të bllokut, tashmë ka lidhje të fortë ndaj euros dhe dëshiron të bashkohet me mekanizmin e kursit të këmbimit – paraardhësi i adoptimit – këtë verë. Kroacia planifikon të kalojë në monedhën e përbashkët pesë deri në shtatë vjet, ndërsa Rumania – më e populluara nga tre shtetet e sipërpërmendura, me 20 milionë njerëz, ende nuk ka zbuluar datën që synon të adaptojë këtë nismë.

Rumania dëshiron të arrijë në 70 për qind të prodhimit mesatar bruto të brendshëm të eurozonës për frymë, deri në 2020, duke filluar nga rreth 60 për qind që është aktualisht, sipas programit të fundit të konvergjencës të miratuar të enjten. “Vendosja e një data konkrete e adoptimit të euros kërkon së pari një analizë të thellë, veçanërisht të konvergjencës reale, strukturore dhe institucionale”, tha qeveria.

Se si do të pranohen ofertat e tyre, është ende e paqartë. Ndërsa Bullgaria i plotëson kriteret dhe udhëheqësit gjermanë dhe francezë e mbështesin atë, Banka Qendrore Evropiane është më pak e prirur t’i pranojë, sidomos pas një vargu skandalesh financiare në Evropën Lindore. Kroacia dhe Rumania kanë raste më të dobëta ekonomike.

Një samit mbi të ardhmen e BE pas Brexit, që do të mbahet pranverën e ardhshme në Rumani, mund të hedh dritë mbi perspektivat e tyre./monitor/

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 10:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...