×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SHBA ndihmon kompaninë kineze të dalë nga fundosja

Hënë, 14 May 2018 17:29

Në një shenjë të vullnetit të mirë në kuadër të bisedimeve tregtare, Shtetet e Bashkuara lajmëruan se do të ndihmojnë në shpëtimin e “ZTE”-së, një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në Kinë.

Muajin e shkuar, “ZTE”-ja ndërpreu punën, pasi Uashingtoni ndaloi kompanitë amerikane që t’i shisnin asaj përbërës.

Telashet e “ZTE”-së nisën vitin e kaluar, kur ajo pranoi se i kishte shitur teknologji amerikane Iranit dhe Koresë së Veriut.

“ZTE”-ja u gjobit me 1.1 miliard dollarë dhe ndalimi i importeve amerikane hyri në fuqi muajin e shkuar, pasi kompania dështoi të marrë masa dhe nuk ndëshkoi punonjësit e saj që shkelën sanksionet.

Por, presidenti amerikan Donald Trump tha se ka vendosur ta ndihmojë “ZTE”-në.

“Presidenti Xi Jinping i Kinës dhe unë po bashkëpunojmë që t’i japim kompanisë kineze ‘ZTE’ një mundësi për t’u kthyer shpejt në biznes. Shumë vende pune janë humbur. Departamenti i Tregtisë është udhëzuar ta mbarojë këtë punë”, shkroi Trump në “Tëitter”.

Ekspertët thonë se mesazhi përbën një kthesë dramatike, nga Trumpi që e ka akuzuar shpesh Kinën se vjedh vendet amerikane të punës. “ZTE”-ka punëson mbi 80 mijë njerëz dhe besohet se shpëtimi i tyre është pjesë e bisedimeve tregtare mes Amerikës dhe Kinës.

Kjo e fundit mirëpriti zotimin amerikan për shpëtimin e “ZTE”-së dhe tha se vazhdon komunikimi i ngushtë për të arritur suksesin e pritshëm në këtë çështje. /tch/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...