Tmerr! 7-vjeçarja theret me thikë dhe hidhet në mbeturina

Tuesday, 15 May 2018 08:49

“Një mesazh i tmerrshëm na ka arritur”. Në këtë mënyrë fillon postimi në komunitetin mysliman çeçen.

“Motra jonë e vogël Hadishat (7) është vrarë, është mbështjellë në një qese plastike dhe është vendos në një kontejner mbeturinash. E lusim Zotin që të na japë shumë forcë e durim”.

Vajza banonte ne rrugën “Heiligenstädter Strasse” 11-25, dhe fqinjet janë duke ngushëlluar familjen me shpresë se policia austriake shumë shpejt do ta ndriçojë rastin në Döbling.

Pasditen e së hënës, zëdhënësi i policisë austriake ka deklaruar se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të madh, përcjell Albinfo.ch.

“Hetimet e ndërmarra policore janë duke u marrë aktualisht me kërkimin e saktë të gjurmëve dhe analizat e tyre të sakta”,- kanë pohuar nga Drejtoria policore e shtetit në Vjenë.

Gjatë ditës së hënë, gjithashtu është kërkuar me qenë nuhatës nëpër të gjitha lokacionet e dyshimta.

Kufoma e vogëlushes ishte gjetur gjatë të shtunës në një kontejner për mbeturina.

Për herë të fundit, ajo ishte parë të premten rreth orës 15.00 në një oborr lojërash për fëmijë dhe pak para mesnatës, një familjar e kishte lajmëruar si të zhdukur.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 10:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...