Policia greke ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar në Rodos me akuzën e trafikut të drogës.
Mediat greke raportojnë se të riut shqiptar iu gjetën 5 kilogramë kanabis.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një valixhe, që u sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po ashtu shqiptarit iu sekuestrua një celular dhe një biletë trageti.