Thonë se pamja e jashtme të gënjen. Është pikërisht kjo që ndodhi kur të gjithë më në fund panë brendësinë e kësaj shtëpie të vendosur në periferi të Torontos, Kanada.
Jashtë duket si një shtëpi tipike në zonë, por në fakt ishte krejt e kundërta, shkruan ShkodraNews. Pronarja është një grua 97-vjeçare e cila, për shkak të moshës së saj, ka vendosur ta shesë pasi ka jetuar atje për 72 vite.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e restauroi atë vetëm një herë, por kur të shihni fotografitë e brendshme, do të kuptoni se edhe aq ishte më shumë se e mjaftueshme.
Kombinimet e veçanta me ngjyrat pastel dhe arit ju bëjnë të ktheheni prapa në kohë dhe ju kënaqin syrin dhe zemrën.
Çdo detaj tregon kujdesin dhe vëmendjen që pronarja ka pasur për çdo cep të shtëpisë së saj. Çdo dhomë është e patëmetë.
Çdo detaj i shtëpisë flet për një grua shumë të përpiktë dhe delikate.
Të gjitha mobiljet dhe dekoratat në përgjithësi janë në harmoni të përkryer për një udhëtim nëpër kohë.
Dhoma e gjumit duket si diçka nga një përrallë. Banjo është gjithashtu plot stil.
Në shtëpi edhe një bar. Le të mos harrojmë lavanderinë / kuzhinën, të pajisura plotësisht.
Kopshti është i përkryer për momente relaksimi. Kjo perlë e çmuar është shitur për rreth 600.000 dollarë.