×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bitcoin edhe në furrat e bukës, ja vendi që e aplikon

E mërkurë, 16 May 2018 16:38

Një furrë e re buke në Zyrih, është një gjë e rrallë në Zvicër. Jo për shkak të produktit që tregton pasi siç dihet buka është produkti më i zakonshëm i tregtuar por për mënyrën se si ky biznes funksionon.

Në furrën “Buchmann” klientët nuk do të kenë mundësi të blejnë asnjë produkt me para kesh, pasi biznesi funksionon vetëm me pagesa elektronike duke filluar nga pagesat me kartë e duke përfunduar te ato me bitcoin.

“Kjo ndodh për 2 arsye të rëndësishme e para sepse në zonën ku ndodhet kjo furrë buke është zona e universiteteve dhe ka shumë të rinj ku shumica e tyre janë ekspertë të teknologjisë dhe së dyti, kjo mënyrë pagese parë nga pikëpamja higjienike si për punonjësit ashtu edhe për klientët është më e mira”, u shpreh drejtori I furrës së bukës Buchmann, Daniel Wehrli.

“Gjithashtu një tjetër arsye jo pak e rëndësishme është dhe fakti që për ne pagesat “pa para kesh” janë mënyra se si do funksionojnë bizneset në të ardhmen”, u shpreh menaxheri i Buchmann për gazetën Zurich Tages Anzeiger.

Edhe pse ka patur disa komente negative nga konsumatorët, përgjithësisht të gjithë klientët e kanë mirëpritur këtë lëvizje.

Login to post comments