×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Putin censuron mediat e veta, Rusia nuk do të transmetojë dasmën mbretërore

E mërkurë, 16 May 2018 19:32

Mediat në Rusi nuk do ta transmetojnë dasmën mbretërore të Meghan Markle dhe Princ Harry këtë të shtunë.

Sigurisht që ky është një urdhër i Putin dhe arsyeja mendohet të jetë marrëdhënia e tensionuar mes shtetit euro aziatik dhe Britanisë së Madhe.

Marrëdhëniet midis dy shteteve janë acaruar që kur ish-spiuni rus Sergei Skripal u helmua në territorin britanik së bashku me vajzën e tij Yulia.

Autoritetet britanike konfirmuan se ish-agjenti i KGB ishte shenjestruar nga agjentët rusë dhe Moska u dënua ndërkombëtarisht për çështjen.

Megjithatë, Rusia e mohoi se kishte gisht në sulm.

Login to post comments