×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Çfarë fati: Gruaja pëson atak në zemër, në avion kishte 15 kardiologë

E Enjte, 17 May 2018 12:36

Nëse ndodhë të sëmureni në një fluturim në aeroplan, ju çdoherë shpresoni që të ketë një mjek në bord. Por, 67 vjeçarja Dorothy Fletcher mund ta llogarisë veten me si person me shumë fat

Kur ajo pësoi sulm në zemër në një fluturim nga Mançester në Florida, ajo doli të jetë në një avion të mbushur me kardiologë. Pesëmbëdhjetë ekspertë të cilët po shkonin në një konferencë kardiologjike, iu përgjigjen stjuardesës kur ajo kërkoi ndihmë mjekësore për 67 vjeçaren.

Ata u ngritën nga ulëset dhe nxituan për të shpëtuar zonjën Fletcher nga Liverpooli, Ata ia dolën ta kontrollojnë sulmin kërcënues për jetën e saj.

Aeroplani u transferua në Karolinën e Veriut, ku zonja Fletcher u trajtua në njësinë e kujdesit intensiv.
Gjyshja kishte udhëtuar me vajzën e saj për të marrë pjesë në martesën e vajzës tjeër së saj, kur ajo përjetoi dhimbje të gjoksit, që në fakt ishte atak.

Duke folur nga shtëpia e saj në Liverpool, znj. Fletcher tha:

‘Nuk mund ta besoja atë që ndodhi. Të gjithë këta njerëz erdhën me nxitim poshtë avionit drejt meje. Mjekët ishin të mrekullueshëm. Shpëtuan jetën time. Vajza ime ishte me mua dhe ju mund të imagjinoni se si ndihej kur të gjithë këta mjekë u ngritën. Do të doja që t’i falënderoj ata, por nuk kam ide se kush janë ata, përveç se ata po shkonin në një konferencë në Orlando’,përfundoi 67 vjeçarja, përcjell gazetametro.net.
Ajo kaloi dy ditë në Qendrën Mjekësore të Karolinës pas sulmit në zemër,  por arriti të ndiqte martesën e vajzës.

Vajza e saj, Christine Penman, 32 vjeç, e cila u martua me të fejuarin e saj, Gareth, tha:
‘Ky vit ishte më i miri dhe pothuajse më i keqi për mua deri tani. Ne u kemi borxh atyre kardiologëve dhe linjës ajrore aq shumë. Mamaja ime nuk do të ishte këtu sot, po të mos ishin ata mjekë, por në nguti, nuk dinim asnjë nga emrat e tyre – dhe ne ende nuk e dimë’ , përfundoi ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...