Detajet e fundit nga dasma mbretërore, do të ndiqet nga 2 miliard njerëz

Premte, 18 May 2018 13:41

Është cilësuar si dasma e vitit dhe  ndodhet në përgatitjet e fundit. Bëhet fjalë për dasmën mbretërore britanike mes princit Harry dhe të fejuarës se tij aktores amerikane Meghan Markle, është në përgatitjet e saj të minutës së fundit.

E cilësuar si dasma që do të ndiqet nga një audiencë botërore rekord prej mbi 2 miliardë shikuesish në Evropë, Amerikë, Afrikë e pjesë të tjera të botës, kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses, dhe spekullimeve se kush do e shoqërojë nusen në altar, pasi i ati i saj gjendet i sëmurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të udhëtojë dot për në Britani. E ëma e Meghan ndërkohë ka ardhur dhe sot takohet për çaj me Mbretëreshën. Ajo, madje dhe princi Charls, vjehrri i ardhshëm, mendohet se mund të jenë dy nga personat që do zëvendësojnë babain në këtë ceremoni.

Dasma e cila mendohet se do kushtojë rreth 30 milionë sterlina më shumë se çdo dasmë tjetër mbretërore deri më tani në Britani, është një dhimbje koke për autoritetet e sigurisë dhe protokollin mbretëror.

Kjo dasmë do zhvillohet në qytezën mbretërore Ëindsor, në veri të Londrës, po i nënshtrohet kontrolleve mjaft të rrepta të sigurisë.

Në ceremoni do të jenë të ftuar nga publiku rreth 2500 të ftuar, ndërkohë në mbrëmjen e dasmës 200 familjarë dhe miq do jenë pjesëmarrës. Princi Harry është djali i vogël i Princit Charles dhe ish-Princeshës së ndjerë Diana, e cila u nda tragjikisht nga jeta përpara 21 vjetësh gjatë një aksidenti automobilistik në Paris.

Interesi i publikut britanik, por edhe atij botëror është i tejskajshëm edhe për faktin se çifti mbretëror janë mjaft të admiruar nga publiku edhe për kauzat publike të bamirësisë që ata i kanë për zemër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...