Trump replikon me Tusk: BE e tmerrshme në tregti me SHBA, por jo dhe për shumë kohë

Premte, 18 May 2018 14:55

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur komenteve të presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, sipas të cilit, Evropa nuk mund të mbështetet më tek SHBA. Në fillim të samitit të BE në Bullgari, Tusk tha: Me miq të tillë, kush ka nevojë për armiq. Trump u pyet mbi komentet në një takim ku merrte pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Bashkimi Evropian ka qenë i tmerrshëm për SHBA në tregti, ka qenë i tmerrshëm për punonjësit tanë”- tha ai. Trump iu referua mungesës së balancave në importe, mes rajoneve, dhe solli si shembull makinat që dërgohen nga SHBA në Evropë përballen me një taksë importi prej 10 për qindësh, ndërsa makinat evropiane që hyjnë në shba, taksohen me vetëm 2.5 për qind. Është shumë e vështirë për ne të shesim makinat tona në bashkimin evropian.

Por, Bashkimi Evropian, në këtë rast Gjermania, i kalon Mercedes-at dhe BMW-të e saj në SHBA, pa asnjë barrierë. Ata paguajnë një taksë të vogël ndërkohë që bashkimi evropian kërkon nga ne një taksë gjigante.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi presidenti Tusk tha se bisedimet e tregtisë së lirë në disa fusha, mes BE dhe SHBA nuk do të fillonin deri sa uashingtoni ti garantonte bllokut një përjashtim të përhershëm nga tarifat e aluminit dhe hekurit.

Deklaratat e Trump e lënë industrinë gjermane të makinave veçanërisht të ekspozuar, pasi SHBA përfaqëson tregun e dytë më të madh për të. Në takimin ku merrte pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump po ashtu veçoi Gjermaninë si një nga vendet anëtare të NATO-s që nuk kontribuon aq sa duhet në aleancën ushtarake.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...