Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Bruklin-it në SHBA një ditë pasi i riu me ngjyrë Saheed VAssell 34 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia me 10 plumba.
I riu kishte probleme mendore dhe u pa nga policia duke mbajtur një pistoletë të argjendtë në drejtim të njerëzve. Kushërira e viktimës, Nora Ford, deklaroi për BBC se “nëse ai do të ishte i bardhe nuk do të kishte vdekur”.
Policia zbuloi pas qëllimit të tij se viktima nuk mbante në duar një armë por një bravë dere. “Ai shënjoi në drejtim të oficerëve duke mbajtur armën e pretenduar me dy duar, dy prej të cilëve ishin në gatishmëri” tha për mediat Shefi i Policisë së Bruklin-it. Protestuesit shprehën se Vassell nuk mori asnjë paralajmërim nga policia për të lëshuar bravën. Senator i qytetit tha “Jemi të inatosur pasi shumë nga djemtë tanë po vdesin rrugëve. Të paturit probleme mendore nuk është shkak për të vrarë”. Kjo vrasje po konsiderohet në Shtetet e Bashkuara si një vrasje diskriminuese për shkak të ngjyrës së lëkurës.