×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Selanik/ Kryebashkiaku dhunohet gjatë një manifestimi (video)

Diel, 20 May 2018 11:45

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris është rrëzuar në gjunjë pas sulmit të dhunshëm nga disa persona të panjohur gjatë festimeve të një përvjetori në qendër te qytetit verior të Greqisë, kanë shkaktuar reagimin e opinionit publik dhe të politikës greke.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

Kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur si gjithë qytetarët pjesë nga ceremonia, ku sicc duket nga pamjet disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.

“Ka qenë një makth”, ka deklaruar ai pak më vonë nga dhoma e një spitali në Selanik, ku ka qëndruar gjatë natës për t’u ndjekur nga mjekët.

Organizatorët e ceremonisë kanë akuzuar personat e panjohur që kanë kryer sulmin, duke i karakterizuar si neonazistë. Reagime kanë ardhur edhe nga politikanët grekë.

Kryeministri Tsipras ka deklaruar se këta elementë të së djathtës ekstreme duhen arrestuar menjëherë dhe se forcat politike nuk duhet t’i lejojnë ata të fshihen pas pseudopatriotizmit, pasi gjarpri i fashizmit po kërcënon demokracinë.

Të vetmit politikanë që kanë përkrahur dhunën e ushtruar ndaj Janis Butaris, kanë qenë ata të Agimit të Artë.

Kryebashkiaku i Selanikut ka qenë shpeshherë objekt polemikash përsa i përket disa pikëpamjeve të tij. Ai është kritikuar kur ka dashur të hapet shtëpia e Qemal Ataturkut në Selanik, për ta vizituar turistë nga Turqia, apo edhe për qëndrimet e tij ndaj çështjes së emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 12:03

Video

Login to post comments