×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Franca: Qeveria e re italiane rrezik për Eurozonën

Diel, 20 May 2018 19:00

Eurozona është në rrezik nga qeveria e re italiane që po formohet nga dy parti euroskeptike. Ky është paralajmërimi që bën ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Mer.

Duke folur për mediat franceze, Le Mer tha se nëse ekzekutivi i ri italian heq dorë nga politika e masave të kursimit, që u zbatua pas krizës financiare të 2010-ës, stabiliteti ekonomik i gjithë Eurozonës është i kërcënuar.

Ai i bëri thirrje Di Maios e Salvinit të respektojnë angazhimet e marra përsipër nga paraardhësit e tyre, që sipas tij nuk janë në varësi të programeve qeverisëse.

Ndërsa kreu i ‘Lëvizjes 5 Yjet’ tha se Europa tashmë duhet ta ketë të qartë se tani e tutje, në krye të axhendës janë italianët dhe pas tyre masat anti-krizë e deficiti. Në marrëveshjen e qeverisë së re, 5 Yjet dhe Lega Nord parashikojnë shfuqizimin e ligjeve për rritjen e moshës së pensionit dhe kufizimet për defiçitin buxhetor, që ekspertët e Bankës Qëndrore Europiane i përcaktuan për të nxjerrë Italinë nga kriza ekonomike.

Sakaq, Mateo Salvini i Lega Nord u shpreh i sigurt se brenda të hënës qeveria e re do të marrë formë përfundimtare dhe do të publikohet edhe emri i Kryeministrit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...