Kërcënon Shefi i Shtabit Turk: Greqia nuk duhet të bëjë llogari të gabuara

Diel, 20 May 2018 21:57

Mes tensioneve në rritje midis Turqisë dhe Greqisë mbi incidentet në Egje, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Hulusi Akar i ka kërkuar në mënyrë indirekte Greqisë që të mos bëjë “llogari të gabuara”.

“Ne mund të kryejmë operacione në Afrin [në veriperëndim të Sirisë]. Ne mund të kryejmë operacione në lindjen dhe juglindjen e Turqisë. Nëse është e nevojshme, ne do të përmbushim çdo detyrë që mund të na caktohet në Mesdhe dhe në Egje pa hezitim. Askush nuk duhet të bëjë llogaritje të gabuara mbi këtë çështje”, citohet të ketë thënë Akar nga agjensia shtetërore Anadolu më 20 maj.

Akara nuk përmendi haptazi Greqinë, por deklarat e tij i referohen qartësisht këtij shteti, pasi ka pasur tension midis dy vendeve anëtare të NATO-s mbi pretendimet qe kane per sovranitetin e disa ishujve në Detin Egje, raporton “Hyrriet”.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia po “ndjek gjithashtu nga afër zhvillimet në Detin e Zi” dhe është në bisedime të vazhdueshme me vendet bregdetare për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. /opinion/

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...